Rushiti: Krimi i dhunës seksuale si strategji e luftës duhet të ndërpritet - Gazeta Express
string(73) "rushiti-krimi-i-dhunes-seksuale-si-strategji-e-luftes-duhet-te-nderpritet"

Lajme

Gazeta Express

19/06/2025 10:04

Rushiti: Krimi i dhunës seksuale si strategji e luftës duhet të ndërpritet

Lajme

Gazeta Express

19/06/2025 10:04

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) po mban panel diskutimi në shënimin e 19 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare për eliminimin e dhunës seksuale në konflikt.

Feride Rushiti, drejtoreshë ekzekutive e QKRMT-së tha se kjo ditë na fton të reflektojmë jo vetëm për të kaluarën. “Fatkeqësisht edhe në 2025 kur po shënohet kjo ditë, dhuna seksuale si armë e luftës po gjen zbatim. Krimi i dhunës seksuale si strategji e luftës duhet të ndërpritet”, tha Rushiti.

Ajo tha se kanë zgjedhur të dëgjojnë histori të të mbijetuarve, sepse, siç tha ajo, koha nuk i shëron plagët e të dhunuarve seksual gjatë luftës.