Rummenigge paralajmëron ndryshime në futboll për shkak të koronavirusit - Gazeta Express

Rummenigge paralajmëron ndryshime në futboll për shkak të koronavirusit

Futboll

Gazeta Express

28/03/2020 11:05

She ekzekutiv i Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge, këmbëngul se disa gjëra do të ndryshojnë në futboll pas pandemisë globale të koronavirusit.

Sipas tij, çmimi marramendës i lojtarëve mund të bie dhe duhet të bie, derisa edhe pagat e lojtarëve do të rishikohen, të cilët marrin miliona.

Ai gjithashtu foli edhe për lojtarët që janë në pritje të rinovimit të kontratave me Bavarezët.

“Dua të theksoj se aktualisht po flasim për rinovim vetëm me lojtarët, kontratat e të cilëve skadojnë në vitin 2021, pra me Manuel Neuer, Thomas Muller, Thiago, David Alaba etj. Të gjithë kanë merita të mëdha te Bayerni, kjo duhet të merret parasysh”, deklaroi ai.

“Askush nuk e di sot saktësisht se si kriza e koronavirus do të ndikojë në futboll, në javët dhe muajt e ardhshëm. Prandaj, ne i kemi lënë diskutimet në pritje. Gjithsesi, unë tashmë mund ta parashikoj një gjë sot: tarifat e transferimeve dhe pagat e lojtarëve do të rishikohen nga të gjitha klubet në mbarë Europën. Oferta dhe kërkesa do të rregullojnë tregun në një situatë krize të paevitueshme”.

Të gjithë i kishin quajtur çmenduri blerjet e PSG-së, Neymar 222 milionë euro e Kylian Mbappe 180 milionë dhe pas koronavirusit, që ka prekur gjithë botën – në të ardhmen mund të mos ketë transferime me këso çmime marramendëse. /Gazeta Express/