Rumania në alarm të kuq për shkak të reshjeve të shiut, urdhërohet mbyllja e shkollave - Gazeta Express
string(85) "rumania-ne-alarm-te-kuq-per-shkak-te-reshjeve-te-shiut-urdherohet-mbyllja-e-shkollave"

Lajme

Gazeta Express

07/10/2025 19:57

Rumania në alarm të kuq për shkak të reshjeve të shiut, urdhërohet mbyllja e shkollave

Lajme

Gazeta Express

07/10/2025 19:57

Autoritetet rumune kanë vendosur të mbyllin shkollat në kryeqytetin rumun, në jug dhe juglindje të vendit nesër, të mërkurën për shkak të reshjeve shumë të dendura që priten nga sonte.

“Priten reshje prej 80-100 litra për metër katror, ​​dhe në zona të izoluara sasia e ujit mund të arrijë në 120-140 l/m²”, tha sot Ministria e Mjedisit, duke rekomanduar që qytetarët të shmangin udhëtimet gjatë gjithë periudhës së alarmit.

Kryetarët e disa komuniteteve me lartësi të ulët kanë filluar përgatitjen e thasëve me rërë për të parandaluar përmbytjet.

“Prioriteti ynë është t’i sigurojmë banorët, t’u themi atyre se nuk janë në rrezik, të sigurohemi që Bukureshti të mos ngecë dhe se nuk ka nxitim për të marrë fëmijët nga shkolla dhe për t’i sjellë në shtëpi”, u tha gazetarëve këtë pasdite kryebashkiakut të përkohshëm Stelian Bujduveanu.

Rumania është goditur nga përmbytjet këtë verë, të cilat kanë vrarë tre persona në verilindje të vendit.

Presidenti Nikos Dan tha në atë kohë se këto “ngjarje dramatike” tregojnë rëndësinë e “investimeve të qëndrueshme në parandalimin dhe mbrojtjen nga rreziqet klimatike”.

Sipas ekspertëve, reshjet kanë tendencë të bëhen më intensive për shkak të ngrohjes globale. Javën e kaluar, katër persona vdiqën në Bullgarinë fqinje pasi shirat e rrëmbyeshëm goditën bregdetin e Detit të Zi.