Rumania fiton bindshëm ndaj Ukrainës - Gazeta Express
string(36) "rumania-fiton-bindshem-ndaj-ukraines"

Futboll

Gazeta Express

17/06/2024 16:52

Rumania fiton bindshëm ndaj Ukrainës

Futboll

Gazeta Express

17/06/2024 16:52

Rumania e ka nisur me fitore Kampionatin Evropian “Gjermania 2024”.

Rumunët triumfuan bindshëm 3:0 ndaj Ukrainës në duelin e zhvilluar në “Allianz Arena”.

Lexo Edhe:

Stanciu kaloi Rumaninë në epërsi në minutën e 29-të të ndeshjes, rezultat me të cilin edhe u mbyll pjesa e parë.

Fillimi i të dytës ishte fantastik për rumunët që shënuan edhe dy herë tjera, shkruan Gazeta Express.

Marin dyfishoi epërsinë në minutën e 53-të, kurse katër minuta më pas Dragus e vulosi fatin e këtij takimi për epilogun 3:0.

Me këtë fitore, Rumania shkon në tri pikë në pozitën e parë në grupin E.

Ukraina është e fundit pa pikë, kurse prej orës 18:00 zhvillohet ndeshja tjetër e grupit mes Belgjikës dhe Sllovakisë. /Gazeta Express/