Rukiqi: Vjedhja e rezervave shtetërore është kulmi i korrupsionit të qeverisjes Kurti - Gazeta Express
string(84) "rukiqi-vjedhja-e-rezervave-shteterore-eshte-kulmi-i-korrupsionit-te-qeverisjes-kurti"

Lajme

Gazeta Express

11/11/2025 19:00

Rukiqi: Vjedhja e rezervave shtetërore është kulmi i korrupsionit të qeverisjes Kurti

Lajme

Gazeta Express

11/11/2025 19:00

Berat Rukiqi i LDK’së ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës për aferën e rezervave shtetërore, duke e cilësuar atë si “epitomën e qeverisjes së turpshme të Vetëvendosjes”.

Në një postim në Facebook, Rukiqi tha se “vjedhja e grurit, vajit dhe sheqerit nga rezervat shtetërore” përbën shembullin më të rëndë të korrupsionit në mandatin e Albin Kurtit.

Sipas tij, kjo aferë është “kulmi i një zinxhiri korrupsioni që përfshin çdo sektor – nga energjia, te rezervat shtetërore, tenderët publikë dhe punësimet partiake”.

Rukiqi thekson se aktakuza nuk mund të konsiderohet e plotë pa përfshirjen e dy figurave kryesore të qeverisë, zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi dhe kryeministrit Albin Kurti.

“Kjo është fytyra e vërtetë e pushtetit që u betua për rend dhe ligj, por e shndërroi shtetin në një instrument të plaçkitjes,” ka përfunduar Rukiqi.

Advertisement
Advertisement
Advertisement