Rukiqi tregon arsyet pse po rriten çmimet e produkteve në vend - Gazeta Express
string(62) "rukiqi-tregon-arsyet-pse-po-rriten-cmimet-e-produkteve-ne-vend"

Rukiqi tregon arsyet pse po rriten çmimet e produkteve në vend

Lajme

Gazeta Express

26/10/2021 9:35

Nga muaji shtator i këtij viti tregjet botërore dhe njëkohësisht edhe Kosova po ballafaqohet me rritje të çmimeve të produkteve ushqimore. Sipas Agjencisë së Statistikave veç muajin që shkojnë çmimet janë ngritur për 4.9%.

Berat Rukiqi, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës në një intervistë për Ekonomia Online, thotë se kjo vjen për shkak të rritjes së çmimeve të lëndës së parë në tregjet botërore, e që tregu në Kosovë e ka të pamundur që të mos ndikohet.

Lexo Edhe:

Por ai po kërkon se për të evituar çdo krizë të mundshme duhet të shikohen mundësitë që të përkrahen konsumatorët duke ulur TVSh në disa artikuj, por pa dëmtuar prodhuesit vendës të cilët sapo kanë arritur konkurrueshmërinë n tregjet e huaja.

“Ne po ballafaqohemi këtë vit me një rritje të çmimeve në tregjet botërore. Ka disa arsye se pse janë rritur çmimet po para së gjithash kemi rritje të çmimeve të artikujve siç janë mallrat strategjike, pastaj produktet ushqimore dhe kjo ka ndikuar që edhe çmimet e produkteve finale të jenë më të larta sesa që kanë qenë sidomos në pjesën para pandemisë”.

“Ne kemi kapacitet të kufizuar për të ndikuar në këto çmime kështu që pjesa më e madhe e ndikimeve vijnë nga tregjet ndërkombëtare pra kemi një rritje të çmimit të lëndës së parë e cila përdoret në prodhim dhe normalisht që ndikon në koston e asaj se çka ne e blejmë qofshin ato prodhime vendore apo ato që importohen kanë një kosto më lë lartë. Ka një kosto të rritjes së transportit në nivel global dhe të kostos së energjisë”.

“Duhet të mendohet se a ka zgjidhje që e lehtëson barrën e konsumatorit. Dhe të shikohen mundësitë që të përdoren instrumente fiskale që të përkrahen sidomos konsumatorët duke ulur TVSh në disa artikuj, por të shikohen mundësitë që të mos ndikohet edhe prodhuesi i cili sapo ka arritur konkurrueshmërinë në tregje të ndryshme”, tha Rukiqi.

Sipas tij, shkaku i ngritjeve në tregjet botërore ka shtuar rrezikun edhe sa i përket çmimit të energjisë elektrike në Kosovë, duke shtuar se nëse kriza zgjat mund të ketë probleme edhe në aspektin financiar ku shumë kompani nuk do ta kenë të lehtë përballimin e kësaj gjendje.

“Rrezik nga çmimet e energjisë elektrike ka pasi që ka ngritje të dukshme në tregjet globale. Nuk mund të presim ndonjë problem gjatë dimrit as në aspekt të furnizimit apo të kostos. Por nëse kriza zgjat shumë atëherë do të ketë nevojë edhe për me ndërhy në çmim por mund të ketë probleme edhe të aspektit financiar për shumë kompani që nuk do ta kenë të lehtë përballimin të çfarëdo rritje të çmimeve”.

Shtatori i vitit 2021 me shtatorin e vitit 2020, në këtë periudhë kohore norma e indeksit të çmimeve të konsumit është 4.9% në këtë periudhë kohore. Ngritjet më të larta janë vërejt te vajrat dhe yndyrat dhe kanë pasur ngritje 28.2%.