Rukiqi i LDK-së:  101 milionë euro më pak eksport, dështimet e qeverisë pasojë e arrogancës - Gazeta Express
string(88) "rukiqi-i-ldk-se-101-milione-euro-me-pak-eksport-deshtimet-e-qeverise-pasoje-e-arrogances"

Lajme

Gazeta Express

24/01/2024 10:23

Rukiqi i LDK-së:  101 milionë euro më pak eksport, dështimet e qeverisë pasojë e arrogancës

Lajme

Gazeta Express

24/01/2024 10:23

Berat Rukiqi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se Qeveria e Kosovës është e paaftë, por në të njëjtën kohë krenohet me dështimet e saj.

Në një konferencë për media, Rukiqi ka renditur disa nga dështimet e partisë në pushtet.

“Dështimet janë si pasojë e arrogancës dhe paaftësisë së tyre. Kjo paaftësi po na vjen me fatura të shtrenjta të cilat po paguhen nga qytetarët”, tha ai.

Sipas Rukiqit “e vetmja aftësi e tyre është që t’i paraqes si suksese dështimet e vazhdueshme”.

Disa nga dështimet e Qeverisë sipas Rukiqit janë inflacioni, rritja e deficitit tregtar, rënie e eksportit,

“Këtë vit janë 101 milionë euro më pak në eksport. Qeveria nuk i ka përkrahur bizneset. Me ndihma dhe lëmoshë nuk mbahet ekonomia”, tha Rukiqi para gazetarëve.

Rukiqi tha se si pasojë e sanksioneve ndaj Kosovës, ka humbur besimi në tregun e Kosovës.