Rukiqi: Ekonomia e Kosovës po dëmtohet nga 10 milionë euro në ditë për shkak të COVID 19 - Gazeta Express

Rukiqi: Ekonomia e Kosovës po dëmtohet nga 10 milionë euro në ditë për shkak të COVID 19

Lajme

Gazeta Express

30/03/2020 10:56

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, deklaroi se kemi 10 milionë euro dëme në ditë në vend ,për shkak të situatës me koronavirus.

“Kjo është jashtëzakonisht shumë për ekonominë tonë. Nëse kjo zgjat deri në 3 muaj, që janë diku 1 miliardë euro dëme në ekonominë e vendit”, tha ai.

Rukiqi përmendi se ka rënie të qarkullimit deri në 20% në sektorin e ndërtimit dhe prodhimit.