string(90) "rukiqi-deklarohet-pas-krijimit-te-grupit-punues-te-odave-ekonomike-mes-kosoves-dhe-serbise"

Gazeta Express

22/09/2020 14:28

Rukiqi deklarohet pas krijimit të grupit punues të Odave Ekonomike mes Kosovës dhe atyre të Serbisë

Gazeta Express

22/09/2020 14:28

Odat ekonomike të Kosovës dhe ato të Serbisë janë pajtuar që të krijojnë një grup punues, që do të ndihmojë qeveritë e të dyja shteteve për të zbatuar projektet e marrëveshjes së Uashingtonit nga 4 shtatori, si dhe të ofrojë mbështetje për zbatimin e projekteve të infrastrukturës, energjisë dhe krijimit të vendeve të punës.

Për këtë takim ka shkruar në Facebook kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi.

Ai ka thënë se kanë pasur takime jashtëzakonisht miqësore dhe të frytshme me delegacionin amerikan.

“Takime jashtëzakonisht miqësore dhe të frytshme me delegacionin amerikan i cili po viziton regjionin. Projekte konkrete, zotime të qarta financiare, momentum i rëndësishëm për zhvillim”, ka thënë ai. /GazetaExpress/