Ruhi Demiri, bartës i listës së këshilltarëve të VLEN në Zhelinë - Gazeta Express
string(63) "ruhi-demiri-bartes-i-listes-se-keshilltareve-te-vlen-ne-zheline"

Maqedoni

Gazeta Express

03/09/2025 14:08

Ruhi Demiri, bartës i listës së këshilltarëve të VLEN në Zhelinë

Maqedoni

Gazeta Express

03/09/2025 14:08

Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, ka njoftuar sot se në zgjedhjet lokale 2025–2029, bartës i listës së këshilltarëve të koalicionit VLEN do të jetë profesori i njohur Ruhi Demiri.

Sejdiu tha se është nder dhe kënaqësi që një figurë e tillë e arsimit i bashkohet platformës së tij, duke theksuar rolin dhe kontributin e gjatë të profesorit Demiri në formimin e shumë gjeneratave të reja.

“Profesor Demiri është një figurë e respektuar, që gjithë jetën ia ka kushtuar edukimit, ngritjes së vetëdijes dhe përgatitjes së kuadrove që sot japin kontribut të çmuar në fusha të ndryshme të jetës shoqërore,” u shpreh Sejdiu.

Ruhi Demiri nuk është i panjohur për skenën publike. Në vitin 2000 ai ishte kandidat për kryetar të Komunës së Zhelinës, duke dëshmuar se angazhimi i tij për të mirën e përgjithshme ka qenë gjithmonë i pandalshëm.

“Me vizion të ri, përvojë të pasur dhe integritet të palëkundur, profesori Demiri do të jetë garanci se zëri i qytetarëve të Zhelinës do të përfaqësohet me dinjitet dhe vendosmëri në Këshillin Komunal,” shtoi Sejdiu.