Naser Rugova nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës brenda pak ditësh do të ndërhyjnë seriozisht në zhvillimet politike në Kosovë.
Rugova në Tëvë1 ka paralajmëruar që presioni amerikan do të detyrojë liderët politikë të bëjnë një zgjidhje kompromisi për një javë.
“Ende nuk ka folur seriozisht SHBA-ja dhe unë besoj që brenda pak ditësh do të flas tepër seriozisht ku do e bëjnë vendin këta liderë dhe këta deputetë që reflektojnë me vullnetin elektoral të popullit të Kosovës. SHBA-ja do të merret më seriozisht dhe do të ketë zgjidhje kompromisi. Po si mendon që është ky ose ai lider që del e i thotë jo administratës së re të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo që po e them është bukur e guximshme dhe po na shohin njerëz. Këta liderë politikë do ta bëjnë një zgjidhje kompromisi pasi që nuk patën kurajo, urtësi, vision politik dhe atdhedashuri do e bëjnë për një javë nën presion. Absolutisht do të bëhet sepse çfarë situate eksplozive është duke ndodhur në Bosnjë e Hercegovinë, pastaj në Serbi, pastaj situata në Kosovë, situatë e brishtë është edhe në Maqedoninë e Veriut dhe prandaj nuk ka kohë Amerika t’i dëgjojë hujet e tekat e disa liderëve të papërgjegjshëm në Kosovë”, ka thënë Rugova.