“Rugova ishte simbol i një gjenerate – Ka kryer punë të mirë deri në konferencën e Dejtonit”, Ylber Hysa për Ibrahim Rugovën - Gazeta Express
string(119) "rugova-ishte-simbol-i-nje-gjenerate-ka-kryer-pune-te-mire-deri-ne-konferencen-e-dejtonit-ylber-hysa-per-ibrahim-rugoven"

Lajme

Gazeta Express

06/08/2025 21:14

“Rugova ishte simbol i një gjenerate – Ka kryer punë të mirë deri në konferencën e Dejtonit”, Ylber Hysa për Ibrahim Rugovën

Lajme

Gazeta Express

06/08/2025 21:14

Sonte në Pressing i ftuar është publicisti, diplomati dhe historiani Ylber Hysa, i cili po flet për fillimet e angazhimit të tij, periudhën kur ishte ambasador dhe politikën aktuale.

Ai ka përmendur edhe kohën kur punonin bashkë me ish-presidentin Ibrahim Rugova, në Institutin Albanologjik.

Ai tha se Rugova ishte simbol i një gjenerate.

“Unë kam punuar me Rugovën, në të njëjtin vend ku punoj sot në Institutin Albanologjik, dmth ai në atë kohë ishte simbol i një gjenerate, ku në një moment u tregu më i guximshëm dhe e mori stafetën në duar. Të qenurit kryetar i shkrimtarëve, i mundësoi atij një përfaqësim interesant në kohën kur po zhbëheshin institucionet”, tha Hysa.

Tutje, ai tha se Rugova përveçse ka qenë idealist, ka qenë edhe pragmatik.

“Takimi i tij më ambasadorin amerikan, i dha mbrojtje dhe ai e përqafoi një filozofi shumë moderne perëndimore dhe unë besoj që ajo formë ka qenë inteligjente deri në konferencën e Dejotit”, tha mes tjerash Hysa.