Rudy Gobert pozitiv me Coronavirus, pezullohet edhe NHL-ja - Gazeta Express

Rudy Gobert pozitiv me Coronavirus, pezullohet edhe NHL-ja

Sport

Gazeta Express

12/03/2020 22:02

Rreziku epidemisë së Coronavirusi prek edhe hokejin mbi akull në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Organizatorët e këtij kampionati (NHL) kanë vendosur të pezullohen për momentin të gjitha ndeshjet deri në kalimin e rrezikut.

NHL informon se për shkak të prekjes nga ky virus i basketbollistit të NBA-së (Utah Jazz) Rudy Gobert dhe nga fakti që ekipe të ndryshme ndajnë impiantet sportive me ato të NBA-së, si masë parandaluesë është vendosur që të ndërpritet kampionati.

Janë të paktën 11 impiante ku zhvillohen si ndeshjet e NBA-së ashtu edhe takimet e NHL-së.

Ekipet e NBA-së dhe NHL-së që ndjajnë fushat:

“Madison Square Garden”, New York: Knicks dhe Rangers

“United Center”, Chicago: Bulls dhe Blackhawks

“TD Garden”, Boston: Celtics dhe Bruins

“Wells Fargo Center”, Philadelphia: Sixers dhe Flyers

“Capital One Arena”, Washington: Wizards dhe Capitals

“Pepsi Center”, Denver: Nuggets dhe Avalanche

“Staples Center”, Los Angeles: Lakers, Clippers dhe Kings

“Scotiabank Arena”, Toronto: Raptors dhe Maple Leafs

“American Airlines Center”, Dallas: Mavs dhe Stars

“Barclays Center”, Brooklyn: Nets dhe Islanders

“Little Caesars Arena”, Detroit: Pistons dhe Red Wings