Rudina Xhunga sjell në Panairin e Librit, Ana 1997. Është një libër që tregon historinë e vitit tonë tragjik, jo si libër historie, por si tregim i nënës së një fëmije. Nëna e një fëmije nuk gënjen kurrë.
Rudina Xhunga është gazetare dhe shkrimtare. Ajo tregon histori të thjeshta, të cilat pëlqehen, lexohen dhe blihen shume në botën shqiptare.
Këtë herë në panair ajo risjell katër tituj, ndërsa ka preferuar që të largojë nga printi gjithë botimet e tjera, të cilat mund t’i gjeni në Amazon.
Në panair këtë herë janë:
“Preja e një martese të lodhur” , “Ana 1997”. Aty do të jenë edhe dy Pitilushet, Tregimet dhe Përrallat.
“Ana 1997” është “Sikur Ana”, libri i botuar në vitin 2004, libri im më i dashur”- shprehet Rudina Xhunga.
Jam e lumtur që e po risjell me logon Dritare, këtë libër, për ata që s’e kanë lexuar.
Në përputhje me zhvillimet më të fundit në botën e gastronomisë, Sachpizza, një emër i njohur në skenën e...