Rudina Hajdari zbulon detaje nga tryeza zgjedhore: Bie qeveria kujdestare, dakordësi për identifikimin biometrik - Gazeta Express

Shqiperi

Gazeta Express

02/06/2020 22:31

Rudina Hajdari zbulon detaje nga tryeza zgjedhore: Bie qeveria kujdestare, dakordësi për identifikimin biometrik

Shqiperi

Gazeta Express

02/06/2020 22:31

Deputetja Rudina Hajdari, përfaqësuese e opozitës parlamentare në Këshillin Politik për reformën zgjedhore tha se palët kanë rënë dakord për identifikimin biometrik.

Në një intervistë në emisionin “Opinion”, Hajdari tha se tashmë identifikimi biometrik do të kryhet në të gjithë vendin. Sipas Hajdarit, pika për të cilën nuk ka dakordësi mes palëve është ajo e administratës zgjedhore.

“Identifikimi biometrik do të bëhet në të gjithë vendin. Po, kanë rënë dakord. Ka patur dakordësi, ka patur zhvillime, palët kanë lëvizur. Administrata zgjedhore është një vçështje e rëndësishme dhe palët nuk kanë lëvizur”, u shpreh Hajdari.

Ndërsa mbledhja mes palëve pritet të mbahet nesër paradite, Hajdari tha se aktualisht nuk është më në tryezë, kërkesa e opozitës për qeveri kujdestare 100 ditë para zgjedhjeve.