Vitin e kaluar, Antonio Rüdiger kishte thënë se përparimi e zhvillimi i Lamine Yamalit është i frikshëm, ndërsa e kishte lavdëruar e përgëzuar yllin e ri të Barcelonës.
Qendërmbrojtësi gjerman ishte i vetëdijshëm se atë dhe mbrojtësit tjerë të Real Madridit do ta priste një periudhë e vështirë pasi përballë gjatë “El Clasico”-ve të radhës do ta kishin talentin më të madh të viteve të fundit, shkruan “Gazeta Express”.
“Duhet t’i japim lëvdata dhe ‘kredite’ për ato që ai po i bën. Ai e ka një të ardhme impresionuese përpara tij. Shpresoj që do të qëndrojë i shëndetshëm, sepse nuk mund dhe nuk duhet t’ia urosh kurrë askujt të keqen.”
“Ndeshjet që po i bën ai si 17-vjeçar tek Barcelona dhe ajo që e bëri në Kampionatin Evropian. Është paksa frikësuese, vërtet frikësuese. Ai e ka një të ardhme të ndritshme.”
18-vjeçari është kandidat për ta fituar Topin e Artë sivjet, ndërsa është pa diskutim futbolli më i mirë në botë në moshën nën 20 vjeçare. /Gazeta Express