Një incident është raportuar pas ndeshjes mes Real Madridit dhe Pachuca-s në Kupën e Botës për Klube, ku mbrojtësi gjerman Antonio Rüdiger ka akuzuar publikisht futbollistin e skuadrës meksikane, Gustavo Cabral, për fyerje raciste gjatë lojës.
Sipas raportimeve nga terreni dhe mediave ndërkombëtare, Rüdiger iu drejtua gjyqtarit pas një episodi të tensionuar, duke deklaruar se ishte fyer në baza racore nga lojtari kundërshtar.
Në përgjigje, arbitri kryesor aktivizoi gjestin zyrtar të FIFA-s “No to Racism” (“Jo Racizmit”), i cili përdoret për të sinjalizuar situata ku përfshihen sjellje diskriminuese dhe për të paralajmëruar se rasti do të hetohet nga organet kompetente.
FIFA pritet të hapë një hetim zyrtar mbi rastin, në përputhje me protokollet për luftimin e racizmit në futboll.
Nëse akuzat konfirmohen, mund të pasojnë sanksione të ashpra për lojtarin.