Në tendën e Shtëpisë Botuese ‘Dukagjini’ gjatë Panairit të Librit që mbahet nga 11-15 qershor pritet të jenë risi botimet e rubrikës “Lekë”.
Nga botimet “Lekë”, risi për Panairin e 25-të të Librit në Prishtinë janë: “Përtej infinitit: një udhëtim në kufijtë e jashtëm të matematikës” dhe “Arti i logjikës në një botë jologjike” nga Eugenia Cheng-u, “Superkomunikuesit: si ta gjejmë gjuhën sekrete të lidhjes me të tjerët?”, “Më mençur, më shpejt, më mire” dhe “Fuqia e shprehisë: pse bëjmë atë që bëjmë në jetën personale dhe në atë profesionale” nga Charles Duhigg-u, “Influencuesja” nga Amara Sage dhe “Fatet” (Vëllimi I i serisë Dritëhijet) nga Xhoana Jaku.
Në Panairin e Librit në Prishtinë nga ‘Dukagjini’ do të jenë edhe veprat tashmë të njohura për lexuesit tanë nga botimet “Lekë”: “Si të pjekim π-te” – Eugenia Cheng, “CEO” – Carolyn Dewar, Scott Keller dhe Vikram Malhotra, “Investitori Inteligjent” – Benjamin Graham, Ushtrimi i Vetëbisedimit” – Rachel Goldsmith Turow dhe të tjera.