Rublev mposht kroatin Coric dhe fiton turneun e Shën Petërsburgut - Gazeta Express
string(65) "rublev-mposht-kroatin-coric-dhe-fiton-turneun-e-shen-petersburgut"

Gazeta Express

18/10/2020 22:01

Rublev mposht kroatin Coric dhe fiton turneun e Shën Petërsburgut

Gazeta Express

18/10/2020 22:01

Andrey Rublev fitoi titullin e katërt sezonal, teksa mposhti në finalen e turneut të Shën Petërsburgut kroatin Borna Coric. Një javë më parë tenisti rus ia doli mbanë për të hyrë mes 10 tenistëve më të mirë të botës, duke konfirmuar qartë edhe rritjen e tij të vazhdueshme, progres që konfirmohet qartë gjithashtu edhe me këtë triumf në atdhe.

Mbi të gjitha, për shkak të situatës së krijuar nga virusi Covid – 19 dhe anulimi i shumë aktiviteteve prej frikës së pandemisë, drejtuesit e Federatës ATP vendosën që ta gradojnë një turne të tillë në kalendar, duke e vlerësuar jo më me 250, por plot 500 pikë gjithsej.

Lexo Edhe:

Ndeshja ofroi emocione vetëm në setin hapës, sepse pasi fitoi setin e parë, loja e tenistit kroat ra ndjeshëm, e për rrjedhojë Andrey Rublev mbylli gjithçka në vetëm dy sete (7-6, 6-4).

Të dy tenistë zbritën në fushën qendrore pasi eliminuan në gjysmëfinalet e tyre respektivisht kanadezët Denis Shapovalov dhe Milot Raonic, gjithsesi ai set i parë që lëshoi ditën e shtunë me tenistin me origjinë ruse mbeti edhe i vetmi që humbi në total numri 10 i botës në këtë edicion të turneut të Shën Petërsburgut.

Tenisti nga Zagrebi i cili do të festojë 24-vjetorin në mesin e muajit të ardhshëm nuk kishte fituar asnjë set në tri përballjet e mëparshme ndërmjet tyre, në Milano, Doha dhe Shangai, sidoqoftë pasi shërbeu dy herë me sukses për të qëndruar në setin hapës, numri 27 i botës mori një “mini break”, duke fluturuar në epërsinë 5-2. Tenisti moskovit ruajti qetësinë dhe përfitoi në maksimum edhe nga gabimet e rënda që bëri Coric në fundin e setit të parë.

Borna Coric gaboi dy herë nga pozita të shkëlqyera, duke nxjerrë dy herë jashtë forehand-in e tij dhe për hir të së vërtetës Rublev pati vërtet shumë shumë fat, gjithsesi tenisti rus, i cili të martën e ardhshëm do të festojë 23-vjetorin, falënderoi dhe mbylli llogaritë e setit hapës, duke fituar pesë pikët e fundit të këtij seti.

Në gjithë setin e parë u regjistrua vetëm një mundësi për break, edhe atë e pati në dispozicion Rublev në game-n e gjashtë, ndërkohë diferencën në setin pasardhës e bëri game i pestë, kur u regjistrua edhe i pari dhe i vetmi game me break i kësaj finaleje. Përfundimisht Andrey Rublev mbylli krejt ndeshjen me rezultatin 7-6, 6-4 në afërsisht 100 minuta lojë, duke koleksionuar edhe titullin e gjashtë ATP në karrierë. /SS/