Rubla digjitale – më këtë Rusia synon shmangien nga sanksionet - Gazeta Express
string(60) "rubla-digjitale-me-kete-rusia-synon-shmangien-nga-sanksionet"

AutoTech

Gazeta Express

25/05/2022 19:28

Rubla digjitale – më këtë Rusia synon shmangien nga sanksionet

AutoTech

Gazeta Express

25/05/2022 19:28

Rusia do të nisë një projektpilot për të krijuar rublën digjitale në prill të vitit 2023, ka njoftuar të mërkurën Banka Qendrore ruse.

Kjo është një alternativë që po e mendon Moska për të bërë pagesa brenda dhe jashtë vendit, pas sanksioneve të Perëndimit që e kanë nxjerr Rusinë nga pjesë të mëdha të sistemit financiar global, raportoi Reuters.

Lexo Edhe:

Muajin e shkuar, Rusia paralajmëroi rublën digjitale që, sipas saj, do të jetë gati për prillin e vitit 2023.

Guvernatorja e Bankës Qendrore të Rusisë, Elvira Nabiullina, ka thënë se banka planifikon që transaksionet digjitale me rubla të jenë të mundshme shumë shpejt.

“Rubla digjitale është ndër projektet prioritare. Kemi krijuar një prototip, tani po bëjmë teste me bankat dhe vitin e ardhshëm gradualisht do të kemi pilot transaksione”, ka thënë Nabiullina.