Departamenti i Shtetit ka njoftuar një politikë të re të kufizimit të vizave për zyrtarët e huaj dhe individët e përfshirë në përpjekje për të censuruar fjalën e lirë shtetasve amerikanë jashtë vendit. Këto kufizime përfshijnë deri në dalim të udhëtimit në SHBA për këta zyrtarë.
Lajmi u bë i ditur nga Sekretari Marco Rubio, i cili theksoi se liria e shprehjes është një e drejtë e lindur për çdo amerikan dhe se qeveritë e huaja nuk kanë autoritet mbi këtë të drejtë.
“Për shumë kohë, amerikanët janë gjobitur, janë përndjekur dhe madje janë akuzuar nga autoritete të huaja, vetëm për shkak të ushtrimit të të drejtës së tyre për liri të shprehjes,” tha Rubio.
Sipas tij, kjo politikë do të prekë çdo individ që është “bashkëpunëtor në cenimin e kësaj të drejte themelore”.
Deklarata përfshin një ton të fortë diplomatik, duke i bërë thirrje vendeve në Amerikën Latine, Evropë dhe rajone të tjera që të ndalojnë praktikat e ndëshkimit politik ndaj qytetarëve amerikanë.
“Ditët kur këto akte trajtoheshin në mënyrë pasive kanë përfunduar,” shtoi Rubio. /Gazeta Express