Rubio kritikon Kubën: Ekonomia dhe sistemi politik nuk funksionojnë, duhen ndryshime rrënjësore dhe një qeveri e re - Gazeta Express
string(113) "rubio-kritikon-kuben-ekonomia-dhe-sistemi-politik-nuk-funksionojne-duhen-ndryshime-rrenjesore-dhe-nje-qeveri-e-re"

Lajme

Gazeta Express

17/03/2026 19:50

Rubio kritikon Kubën: Ekonomia dhe sistemi politik nuk funksionojnë, duhen ndryshime rrënjësore dhe një qeveri e re

Lajme

Gazeta Express

17/03/2026 19:50

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se masat e fundit të ndërmarra nga Kuba për të lejuar investime private nga diaspora janë të pamjaftueshme dhe nuk adresojnë problemet kryesore të vendit.

“Kuba ka një ekonomi që nuk funksionon dhe një sistem politik e qeverisës të paaftë për të dhënë zgjidhje. Nevojiten ndryshime rrënjësore,” u shpreh Rubio, i njohur për qëndrimin e tij kritik ndaj regjimit në Havanë.

Ai shtoi se vendimet e fundit “janë të pamjaftueshme dhe nuk do ta zgjidhin problemin”, duke bërë thirrje për masa më serioze.

Nga ana tjetër, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se administrata e tij po shqyrton hapa të mëtejshëm për Kubën, pa dhënë detaje konkrete, ka transmetuar Panorama.

Reagimet vijnë pasi qeveria kubane njoftoi se do t’i lejojë diasporës të investojë dhe të hapë biznese në sektorë të ndryshëm, përfshirë bankat dhe bujqësinë, në një kohë kur vendi përballet me krizë të thellë ekonomike dhe ndërprerje të shpeshta të energjisë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement