Sekretari i shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, tha të mërkurën se Irani është “shumë më larg një arme bërthamore” pas sulmit amerikan në tre lokacionet kryesore bërthamore të Iranit gjatë fundjavës.
“Në fund të fundit, ata janë shumë më larg një arme bërthamore sot sesa ishin para se presidenti të ndërmerrte këtë veprim të guximshëm”, tha Rubio për Politico.
“Dëme të mëdha, shumë të mëdha dhe të konsiderueshme iu shkaktuan një sërë komponentësh të ndryshëm dhe po mësojmë më shumë rreth kësaj”, shtoi ai.
Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump ka kritikuar ashpër CNN dhe Neë York Times, duke pretenduar se janë bashkuar për të “poshtëruar një nga sulmet ushtarake më të suksesshme në histori” dhe ka deklaruar se uzinat bërthamore të Iranit janë “shkatërruar plotësisht”.
Presidenti amerikan gjithashtu pretendoi në postimin në platformën e tij Truth Social se dy organizatat mediatike “po kritikohen nga publiku”.
Deklarata e Trump erdhi pas raportimit të një vlerësimi fillestar të klasifikuar të SHBA-së për sulmet e tij ndaj objekteve bërthamore të Iranit gjatë fundjavës, sipas të cilit ato nuk shkatërruan dy nga vendet dhe me shumë gjasa vetëm e vonuan programin bërthamor me disa muaj, sipas dy personave të njohur me raportin./Express/
Sunny Hill Festival po afron dhe banka ProCredit, si sponsor gjeneral i festivalit, të sjell më afër skenës magjike...