Administrata e Presidentit Donald Trump tashmë po e bën të qartë se SHBA po ndryshon kursin në strategjinë e saj për Ukrainën – me Sekretarin e konfirmuar të Shtetit Marco Rubio, i cili të martën u ka bërë thirrje të dyja palëve që të “japin diçka” për t’i dhënë fund konfliktit.
“Kur ishte duke bërë fushatë, Presidenti tha që ai dëshiron që vdekjet të ndalet. Ai dëshiron që shkatërrimi të ndalet. Mendoj se kjo është në interesin e të gjithëve”, tha Rubio, duke folur për NBC News në ditën e parë të plotë të presidencës së Trump, shkruan CNN, transmeton Gazeta Express,
“Tani, a do të jetë e lehtë? A do të jetë e komplikuar? Sigurisht, sepse çdo palë do të duhet të japë diçka.”
I pyetur se çfarë mesazhi do të dërgonte nëse Rusia është në gjendje të mbajë tokën ukrainase pa pasoja, Rubio tha se vendi “tashmë është përballur me pasoja” në formën e sanksioneve, inflacionit dhe jetëve të humbura.
“Pra, tashmë ka pasur pasoja dhe ka pasur pasoja të tmerrshme për Ukrainën”, tha ai, duke pranuar se vendi ishte “viktimizuar” nga Rusia, por duke shtuar: “Në fund, realiteti është se ajo që ne po përballemi tani është një ngërç, një konflikt i zgjatur, ngërç në të cilin Ukrainës po i shkaktohet dëme masive”.
Ai tha gjithashtu se ishte “e arsyeshme” që “një administratë e re në ditën e tyre të parë në detyrë” të marrë “disa kohë për të parë një çështje” si ndalimi i mundshëm i TikTok dhe për të “peshuar të gjitha shqetësimet e sigurisë”.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...