Marco Rubio, sekretari Amerikan i Shtetit, ka deklaruar se do ta ‘‘shfarosnin’’ një grup si Hamasi, nëse këta të fundit do të ekzistonin dhe do vepronin afër kufijve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan Gazeta Express.
Këto komente Rubio i bëri gjatë një interviste dhënë për Fox News, ku ka deklaruar edhe se për sa kohë që Hamasi ekziston, atëherë nuk do të ketë paqe në Gaza.
“Vetëm ta mendosh faktin se si hynë grabitën këtë familje, këtë grua me dy fëmijët e saj të vegjël, të cilët vdiqën në robëri. Kush i bën këto? Kush kidnapon famlije? Dhe fakti se si ua dorëzuan me ata njerëz që brohoritin në rrugë. Kjo nuk është një qeveri, jo vetëm një ideologji por njerëz të ligë, të lemerishëm”, ka deklaruar ai mes tjerash. /Express
EXCLUSIVE: Our full, unedited interview with Secretary of State Marco Rubio(@SecRubio) on his first 30 days leading the Department.
Restarting U.S./Russia relations following the Biden Administration, direct engagement with Ukraine, U.S. proposal for Gaza, preventing Iranian… pic.twitter.com/cxkHmNZWw0— Catherine Herridge (@C__Herridge) February 21, 2025
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...