Dialogu me mirëbesim me Ukrainën është e vetmja rrugë përpara, i deklaroi sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
”Rubio përshëndeti shkëmbimin e të burgosurve gjatë fundjavës dhe përsëriti thirrjet e presidentit Trump për dialog konstruktiv dhe me mirëbesim me Ukrainën si e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund luftës”, theksoi Departamenti i Shtetit.
Disa ditë më parë Rubio deklaroi se një marrëveshje armëpushimi midis Ukrainës dhe Rusisë mund të arrihet vetëm përmes bisedimeve të drejtpërdrejta midis presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe atij rus, Vladimir Putin.
Duke folur përpara bisedimeve të planifikuara midis delegacioneve ukrainase dhe ruse në Turqi të premten, Rubio i tha se ”e vetmja mënyrë për të arritur një përparim është që Trump dhe Putin të ulen në tryezë”.