James Rubin po vazhdon dëshminë e tij në Gjykatë Speciale. Ai ka rrëfyer momentet se si dhe ku është takuar për herë të parë më ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaci.
“Më kujtohet takimi i parë, Thaçi ishte djalë i ri. E kam takuar në kohë të vështirë dhe nuk kishte funskion zyrtar në pushtet në Rambuje. Më pas jemi takuar në Neë York, erdhi në një restorant si kryeministër:, tha Rubin.
Ai ka vazhduar rrëfimin e tij duke thënë se ishte i habitur nga fakti që Thaci tashmë ishte kryeministër.
“Kjo sepse ai erdhi si djalë i ri në rrethana të rënda dhe tash po e takoja si kryeministër”
Ndërsa thotë se hera e fundit kur ai pati një takim me Thacin ishte viti 2019 .
“Atë kohë Thaci ishte President i Kosovës. Unë punoja në një kompani e cila kishte një kontratë me Qeverinë e Kosovës, për lobim dhe punëdhënësit e mi e panë të përshtatshme që unë të jem në krye të dhënies së konfliktit dhe arritjes së paqes mes Kosovës e Serbisë”, tha Rubin.