Rubin: Qëllimi ishte të mbroheshin civilët, shqiptarët e Kosovës po vriteshin vetëm pse ishin shqiptarë - Gazeta Express
string(101) "rubin-qellimi-ishte-te-mbroheshin-civilet-shqiptaret-e-kosoves-po-vriteshin-vetem-pse-ishin-shqiptare"

Lajme

Gazeta Express

15/09/2025 13:21

Rubin: Qëllimi ishte të mbroheshin civilët, shqiptarët e Kosovës po vriteshin vetëm pse ishin shqiptarë

Lajme

Gazeta Express

15/09/2025 13:21

Avokati i Kadri Veselit, Rodney Dixon, e pyeti Rubinin për arsyetimin pas ndërhyrjes ndërkombëtare në Kosovë.

Rubin tha se pas Bosnjës, ku ndodhën krime të tmerrshme, qëllimi ishte të mbroheshin civilët dhe të parandalohej përsëritja e atij tmerri.

Sipas tij, shqiptarët e Kosovës po vriteshin vetëm pse ishin shqiptarë.

“Donim të ishim në anën e viktimave. Ata, jo vetëm që ishin të shtypur, por po masakroheshin”, tha Rubin.

“Synimi ishte që njerëzit të ishin të lirë dhe të mos ndiqnin politikat e shtypësit të tyre”, shtoi ai.