Ish-zyrtari i lartë amerikan, Rubin James gjatë dëshmisë së tij në Hagë është pyetur nga ekipi i Prokurprisë se cili ishte kontakti i fundit që ai kishte pasur me ndonjë person që vepronte në emër të Hashim Thaçit apo në interes të këtij të fundit, ai përmendi emrin e Pierre-Richard Prosper, ish ambasador për krime lufte i Qeverisë amerikane.
Rubin: “Para kontaktit me z.Prosper, po më merrni në pyetje në mënyrë të panevojshme. Ka qene diku mes nxjerrjes publike të aktakuzës e thash tri herë që z.Prosper na ka takuar dhe kohës që jam takuar në Paris me të por ka qene diku në atë periudhë”, tha Rubin.
Prokuroria: Para se Prosper të ju takoj, kur është hera e fundit që dikush ju ka takuar dhe ky person vepronte në emër të z.Thaçi?
Rubin: “Hera e fundit qe kam qenë me z.Thaçi ne periudhën 2020, kur kam qenë përfaqësues në kërkim të një paqeje të përhershme me Serbinë. Përpara aktakuzës kam punuar me të. Në 2020 ka qenë hera e fundit”.
Prokuroria: Diskutuat me Thaçin për këtë Gjykatë?
Rubin: “Pjesa kryesore kishte të bënte me paqen e përhershme me Serbinë. Diçka tjeter mund të ketë qenë anësore”.