Rubin: E bindëm Europën për Rambujenë, Serbisë i thamë 'nëse s'pranoni, do t'ju sulmojmë', shqiptarët i paralajmëruam se s'do t'i mbështesnim - Gazeta Express
string(131) "rubin-e-bindem-europen-per-rambujene-serbise-i-thame-nese-spranoni-do-tju-sulmojme-shqiptaret-i-paralajmeruam-se-sdo-ti-mbeshtesnim"

Lajme

Gazeta Express

16/09/2025 16:08

Rubin: E bindëm Europën për Rambujenë, Serbisë i thamë ‘nëse s’pranoni, do t’ju sulmojmë’, shqiptarët i paralajmëruam se s’do t’i mbështesnim

Lajme

Gazeta Express

16/09/2025 16:08

Ish Ndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin tregoi detaje nga negociatat për përfundimin e luftës në Kosovë, të cilat bëheshin në Rambuje në vitin 1999.

Diplomati amerikan kujtoi gjatë dëshmisë së tij në Gjykatën Speciale në Hagë se i kishin bindur europianët që Marrëveshja e Rambujesë dhe bombardimet më pas ishin “lëvizja më e duhur”.

“Disa persona mendonin se nuk ishte lëvizja e duhur, por Sekretarja Albright mendonte që ishte lëvizja e duhur dhe Presidenti Clinton mendonte të njëjtën gjë. Ne ua mbushëm mendjen europianëve që kjo ishte lëvizja më e duhur dhe u thamë që sigurisht, ne do të ndërmarrim një lëvizje dramatike, por njëkohësisht ne do të jemi edhe diplomatë”, tha ai.

Rubin tregoi se cilat ishin paralajmërimet e SHBA-së për shqiptarët dhe serbët në rast të mosnënshkrimit të marrëveshjes.

“U thamë të dyja palëve: kjo është marrëveshja dhe në rastin e forcave serbe, iu thamë, në qoftë se nuk e pranoni marrëveshjen, ju do të sulmoheni nga ajri. Ndërsa palës shqiptare i thamë: pajtohuni me këtë marrëveshje, ose nuk do të keni më përkrahjen tonë”.