Ruben Amorim duket se u lejua të thyente një rregull të rreptë të Premier League gjatë fitores së madhe të Manchester United kundër Chelsea.
Man United mposhti Chelsea-n 2-1 në një ndeshje të mbushur me aksion të shtunën, duke i dhënë një frymëmarrje trajnerit portugez pas një fillimi të vështirë sezoni.
Në minutat e para, Chelsea mbeti me 10 lojtarë, pasi Robert Sanchez u ndëshkua me karton të kuq për të penguar Bryan Mbeumo të shënonte. Pak çaste më vonë, Bruno Fernandes hapi rezultatin duke shënuar nga afërsia për 1-0.
Casemiro dyfishoi avantazhin për United, por më pas u ndëshkua me karton të dytë të verdhë në kohën shtesë të pjesës së parë. Në pjesën e dytë, Trevoh Chalobah ngushtoi rezultatin për Chelsea me një goditje me kokë, vetëm 10 minuta para fundit.
Një rregull i ‘thyer’ për shkak të motit
Fitorja e Man Utd ishte e rëndësishme për Ruben Amorim, i cili ka qenë nën presion pas rezultateve të dobëta të fillimit të sezonit. Gjithashtu, trajneri portugez duket se u lejua të shkelte një rregull strikt të Premier League gjatë ndeshjes.
Ndeshja e së shtunës në Old Trafford u zhvillua në kushte të tmerrshme për shkak të shiut të dendur në Manchester. Fusha ishte e mbushur me ujë, përfshirë edhe zonën teknike të Amorim, e cila pothuajse ishte zhytur plotësisht.
Trajneri portugez u pa duke lëvizur në vijën anësore, pothuajse në fushë, jashtë zonës së tij teknike, ndërsa japonte udhëzime teksa ndodhej përpara trajnerit të Chelsea, Enzo Maresca.
Në Premier League, trajnerët shpesh paralajmërohen nëse lënë zonën e tyre teknike, por rregulli duket se u pezullua për Amorim për shkak të kushteve ekstreme të motit.
Fjalët e Ruben Amorim pas fitores
Duke folur pas ndeshjes, trajneri i Man Utd tha:
“Filluam ndeshjen shumë mirë, shumë agresiv. Ishim shumë të fortë në topat e dytë. Kartoni i Casemiro na ndihmoi pak, por gjithmonë e komplikoja lojën tonë. Ishte një ditë e mirë.”
“Ndjeva urgjencën, dhe natyrisht ndëshkimi na ndihmoi. Duhet të ishim më klinikë për të mbyllur ndeshjen më shpejt.”
Me këtë fitore, Man Utd ngjitet në gjysmën e sipërme të tabelës, me shtatë pikë të grumbulluara, ndërsa vazhdojnë kampionatin të shtunën tjetër kundër Brentford. /GazetaExpress/