Romelu Lukaku i Interit është zgjidhur lojtari më i mirë i vitit në Serie A për sezonin 2020/21.
Sulmuesi belg i shënoi 24 gola dhe i dhuroi 11 asiste këtë sezon, për ta ndihmuar Interin ta fitojë titullin e parë në Serie A pas 11 vjetëve, raporton Gazeta Express.
Lukaku nuk ishte lojtari i vetëm i Interit që mori çmim të hënën mbrëma, pasi bashkëlojtari i tij Nocolo Barella u vlerësua me çmimin mesfushori më i mirë i vitit.
Gianluigi Donnarumma u zgjodh portieri më i mirë i vitit, pasi i ndihmoi Milanit të rikthehet në Ligën e Kampionëve pas plot shtatë vjetëve.
Cristian Romero i Atalantës u zgjodh mbrojtësi më i mirë i vitit në një garë të ngushtë me mbrojtësit e Interit.
Ndërsa, sulmuesi më i mirë u zgjodh Cristiano Ronaldo i Juventusit. 36-vjeçari i shënoi 29 gola në 33 ndeshje në ligë dhe i ndihmoi bardhezinjve ta fitojnë Kupën e Italisë dhe Superkupën me tri gola në dy finalet.
Më të mirët e Serie A 2020-21
Lojtari më i mirë nën 23 vjeç: Dustan Vlahovic (Fiorentina)
Portieri më i mirë: Gianluigi Donnarumma (Milan)
Mbrojtësi më i mirë: Cristian Romero (Atalanta)
Mesfushori më i mirë: Nicolò Barella (Inter)
Sulmuesi më i mirë: Cristiano Ronaldo (Juventus)
MVP: Romelu Lukaku (Inter)
Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka quajtur zgjedhjet e mbrëmshme “një mbrëmje interesante”. “Mbrëmë, e dini, nuk pritej të...