RTL Radio: Shqipëria nga Alpet në bregdet, një destinacion që po mahnit Evropën - Gazeta Express
string(77) "rtl-radio-shqiperia-nga-alpet-ne-bregdet-nje-destinacion-qe-po-mahnit-evropen"

Shqiperi

Gazeta Express

01/08/2025 12:48

RTL Radio: Shqipëria nga Alpet në bregdet, një destinacion që po mahnit Evropën

Shqiperi

Gazeta Express

01/08/2025 12:48

Shqipëria po shndërrohet me shpejtësi nga një destinacion i fshehur në një pikë të nxehtë për pushuesit europianë. Në një seri të veçantë për destinacionet alternative të pushimeve, RTL Radio e ka përfshirë Shqipërinë si një nga perlat më tërheqëse të kontinentit, duke theksuar natyrën e saj të paprekur dhe larminë e jashtëzakonshme që ofron në një sipërfaqe të vogël.

RTL Radio: Shqipëria nga Alpet në bregdet, një destinacion

Sipas artikullit, pjesa veriore e vendit, veçanërisht rajonet e Valbonës dhe Thethit në Alpet Shqiptare, ofrojnë përvoja unike larg turizmit masiv. E njohur si “Bjeshkët e Nemuna”, kjo zonë kufitare me Kosovën dhe Malin e Zi mahnit me shtigjet e saj malore, fshatrat tradicionale me shtëpi guri, ujërat e kristaltë dhe pamjet panoramike.

RTL Radio: Shqipëria nga Alpet në bregdet, një destinacion

RTL e përshkruan Shqipërinë si një vend ideal për të apasionuarit pas natyrës, ecjeve dhe qetësisë. Me nisjen zyrtare të sezonit veror, vendi po tërheq vëmendjen e turistëve që kërkojnë një përvojë autentike, larg rrugëve të zakonshme turistike.

RTL Radio: Shqipëria nga Alpet në bregdet, një destinacion

Shqipëria, njëherë destinacion për udhëtarët aventurierë, tashmë po zë vendin e saj në listat e preferuara të pushimeve në Evropë, duke ofruar një kombinim të pazakontë mes maleve të egra dhe brigjeve të mrekullueshme të detit Jon.