Rrustemi i VV-së nuk e mohon as pohon nëse Kollçaku është kandidatja e dytë për presidente - Gazeta Express
string(90) "rrustemi-i-vv-se-nuk-e-mohon-as-pohon-nese-kollcaku-eshte-kandidatja-e-dyte-per-presidente"

Lajme

Gazeta Express

05/03/2026 22:06

Rrustemi i VV-së nuk e mohon as pohon nëse Kollçaku është kandidatja e dytë për presidente

Lajme

Gazeta Express

05/03/2026 22:06

Adnan Rrustemi nga VV nuk e ka mohuar e as pohuar nëse Fatmire Kollçaku po nga kjo parti është kandidatja tjetër për president, vetëm që të thirret dhe një seancë për votim të presidentit.

Rrustemi tha se “deri më tani nuk kemi asnjë informacion për kandidatin e dytë”.

“Nuk mund ta konfirmojë këtë gjë e marrim vesh shumë shpejt. E përsëris, ne kemi dhënë kohë, edhe nënshkrime edhe gatishmëri edhe dialog e diskutime opozitës për të zgjedhur presidenten apo presidentin”, tha ai.

Sipas tij seanca mund të nis edhe pse ende nuk ka një kandidat të dytë. “Deputetët mund të nënshkruajnë për kandidatin tjetër kur të vijnë në seancë”, tha Rrustemi.

Ai shtoi se zgjedhjet nuk mund të shpallen nesër nëse sonte nuk zgjidhet presidenti i Kosovës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement