Rrushi, si shërues i zorrëve dhe uljes se kolesterolit - Gazeta Express

Ushqimi/Dieta

Gazeta Express

16/11/2021 22:47

Rrushi, si shërues i zorrëve dhe uljes se kolesterolit

Ushqimi/Dieta

Gazeta Express

16/11/2021 22:47

Ka shumë mundësi që mendoni se fruti ka disa përfitime të përgjithshme shëndetësore, por rrallë keni dëgjuar më shumë.

Studimi, i publikuar në revistën shkencore Nutrients, shqyrtoi se çfarë mund të ofrojë rrushi kur bëhet fjalë për përfitimet shëndetësore.

Lexo Edhe:

Studiuesit fillimisht u kërkuan pjesëmarrësve të hanin një dietë me pak polifenole për katër javë për të vlerësuar më mirë përfitimet e frutave. Polifenolet janë komponime që gjenden përgjithësisht në ushqimet me bazë bimore që ndihmojnë në trajtimin e një sërë problemesh shëndetësore si diabeti. Pasi kaluan katër javët, pjesëmarrësit u udhëzuan të hanin 46 gram pluhur rrushi në ditë, që është afërsisht një filxhan e gjysmë me rrush.

Në fund të studimit, studiuesit zbuluan se mikrobet e zorrëve të pjesëmarrësve kishin ndryshuar – dhe kolesteroli i tyre ishte më i ulët.

“Ne zbuluam se rrushi ka një efekt të dobishëm në bakteret e zorrëve, gjë që është një lajm i mirë, pasi një zorrë e shëndetshme është kritike për shëndetin e mirë”, tha autori i studimit Dr. Zhaoping Li. “Ky studim thellon njohuritë tona dhe zgjeron gamën e përfitimeve shëndetësore për rrushin, edhe pse studimi përforcon përfitimet shëndetësore të zemrës nga rrushi duke sjell kolesterol më të ulët”.