“Rrushe” në brendësi: Shikoni intervistat emocionuese të aktorëve - Gazeta Express
string(62) "rrushe-ne-brendesi-shikoni-intervistat-emocionuese-te-aktoreve"

“Rrushe” në brendësi: Shikoni intervistat emocionuese të aktorëve

Rozë

Gazeta Express

31/12/2021 14:43

Gjatë këtij viti u lansua seriali shumë i përfolur “Rrushe” i zhanrit dramë/krim, prodhuar nga gjirafaStudios i cili sjelli risi për nga mënyra e realizimit, kastës së aktorëve si dhe trajtimit të ngjarjeve.

“Rrushe” është seriali më i madh që është prodhuar në vendet shqipfolëse ku ka mbledhur aktorët më të mirënjohur në vend si Çun Lajçi, Xhevat Qorraj, Enver Petrovci, Bislim Muçaj, Aurita Agushi, Shkumbin Istrefi, Adriana Matoshi, Doresa Rexha, Armend Smajli, Eshref Durmishi, Adrian Morina, Arta Muçaj, Ernest Malazogu, Andi Bajgora, e shume të tjerë.

Lexo Edhe:

Se sa me përkushtim, dashuri e pasion është punuar ky serial kanë treguar aktorët përmes këtyre intervistave në “Rrushe në brendësi”.

Secili aktor flet me shumë emocione për eksperiencën e tyre në serial si dhe shumica prej tyre janë me lot në sy.

Intervistat mund t’i ndiqni në videon më poshtë.

Gjithë ju që nuk e keni parë sezonin I të serialit “Rrushe” e gjeni online në gjirafaVideo.com

“Rrushe” është serial dramë/krim, me familjen Pirulli si protagonistë kryesorë. Familja Pirulli janë një familje e zakonshme prishtinase, apo së paku kështu duken në sytë e të tjerëve. Vesa, vajza e familjes, punon si gazetare hulumtuese. Por, një e kaluar e errët, e mistershme dhe brutale, që gjenezën e kishte në bujari e mirësi, rikthehet që t’ua ndryshojë jetërat atyre që më së paku e meritojnë. E në udhëkryq të kësaj ngjarje gjindet Vesa, për të cilën koncepti i drejtësisë dhe dashurisë do të ndryshojë përgjithmonë.

Seriali “Rrushe” trajton dy periudha kohore që ndërlidhen mes vete: Të tashmen dhe fundin e viteve ’90.