Kryetari i Partisë Demokatike Sali Berisha si dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kanë nisur marshimin me turmën protestuese drejt kryeministrisë.
Me pankarta dhe flamuj kombëtar dhe të BE-së në duar qytetarat janë drejtuar drejt Bulevardit “Dëshmorit e Kombit”.
“Europe, throw us a life vest!”, shkruhet në një prej pankartave që mbahet nga protestuesit.
Protesta e opozitës zhvillohet në njëjtë kohë me Samitin e BE, ku 27 liderë janë bërë bashkë në kryeqytetin shqiptar.
Gjithashtu drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ndodhet në terren.
Siç shihet nga pamjet Rrumbullaku po jep instruksionet e tij te vartësit, për të garantuar rendin dhe sigurisë, për të dyja këto ngjarje që po ndodhin njëkohësisht në Tiranë.
Kujtojmë se protesta e opozitës pritet të nisë në 12:00.
/Gazeta Express