Edonisa Aliu po e kryen me sukses detyrën e drejtoreshës sportive në klubin e futbollit Tirana në Shqipëri.
Ish-futbollistja nga Drenasi pasi e mbylli karrierën e mori pozitën e drejtoreshës tek Feronikeli, ndërsa më pas e bëri hapin tjetër të madh duke e marrë një rol të rëndësishëm në klubin më të madh shqiptar, shkruan “Gazeta Express”.
Edonisa ishte mbrëmë e ftuar në emisionin “Favorit” në T7 ku foli për eksperiencën e saj të re, ndërsa e bëri edhe dallimin mes futbollit të vajzave në Kosovë dhe në Shqipëri, si nga ana e kualitetit, ashtu edhe për nga financat, respektivisht rrogat.
Për ta parë të plotë emisionin “Favorit” në Youtube mund të klikoni më poshtë. /Gazeta Express/