Rrugëtimi drejt BE-së, Zelenskyy viziton Danimarkën për mbështetje - Gazeta Express
string(65) "rrugetimi-drejt-be-se-zelenskyy-viziton-danimarken-per-mbeshtetje"

Lajme

Gazeta Express

03/07/2025 12:18

Rrugëtimi drejt BE-së, Zelenskyy viziton Danimarkën për mbështetje

Lajme

Gazeta Express

03/07/2025 12:18

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka mbërritur sot në Danimarkë për të marrë pjesë në një ceremoni që shënon fillimin e presidencës daneze të Bashkimit Evropian, e cila nisi më 1 korrik.

Sipas The Guardian, i ftuar nga kryeministrja daneze Mette Frederiksen, Zelenskyy do të takohet edhe me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, si dhe me presidentin e Këshillit Evropian, António Costa, për bisedime rreth anëtarësimit të Ukrainës në BE.

Në një deklaratë për shtyp, Frederiksen ka thënë se “Ukraina i takon BE-së,” dhe ka premtuar se “do të bëjmë gjithçka që mundemi për të ndihmuar Ukrainën në rrugën drejt anëtarësimit në BE.”

Bëhet e ditur se, Zelenskyy do të ketë së shpejti edhe një takim me monarkun danez, Mbretin Frederik X.