Rrugët e Prishtinës që sa muaj të papërfunduara, kritikohet kryetari Ahmeti - Gazeta Express
string(74) "rruget-e-prishtines-qe-sa-muaj-te-paperfunduara-kritikohet-kryetari-ahmeti"

Gazeta Express

16/08/2020 21:53

Rrugët e Prishtinës që sa muaj të papërfunduara, kritikohet kryetari Ahmeti

Gazeta Express

16/08/2020 21:53

Nga opozita në kryeqytet kritikojnë kryetarin Shpend Ahmeti për keq menaxhim.

Qarkullimi u është vështirësuar.

Madje nganjëherë kalimi me veturë këndej paraqet edhe rrezikshmëri.

Shtrimi i rrugëve neper disa lagje të kryeqytetit ka nisur tash e disa muaj.

E në gjendje aspak të mirë janë rruga “Perandori Justinian” e ajo e emëruar “Llapi”.

Kjo ka shkaktuar mjaft pakënaqësi tek qytetarët, të cilët ankohen për pluhurin që po bëhet nga qarkullimi këtu.

Madje mos përfundimi i këtyre punimeve me kohë, ka shkaktuar humbje të mëdha në bizneset e tyre.

E nga opozita në Kuvendin Komunal të Prishtinës, këtë vonim disa mujor po e shohin si kalkulim strategjik të kryetarit Shpend Ahmeti.

Azemi thotë se ekzistojnë disa fakte të keq menaxhimit nga ana e kryetarit Ahmeti.

T7 ka tentuar që të marr përgjigje nga Komuna e Prishtinës lidhur me këto ankesa të banorëve të kryeqytetit, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.