disa ditësh rruga që lidh Tiranën me juglindjen e Shqipěrisë është e bllokuar për shkak të shembjes në aksin Librazhd-Prrenjas.
Kryeministri Edi Rama ka planifikuar një vizitë në qytetin e Korçës, por për shkak të bllokimit të rrugës, ai ka zgjedhur të shkojë me helikopter.
Policia e Korçës është lajmëruar se kreu i qeverisë do zbresë me helikopter në 11:00 në Korçë, për inaugurimin e Polit të Dijes.
Nga kryeministria nuk ka njoftim në lidhje me takimin në fjalë, ndërsa mediat e Korçës kanë raportuar lajmin mbi vizitën në fjalë. Kujtojmë se sot në mesditë ishte planifikuar hapja e rrugës, pas dëmtimeve që pësoi aksi në vendin e quajtur ‘Arra e Gurrës’.
Por sot në këtë vend, pati sërish rrëshqitje, duke bërë që të anulohen planet. Madje dhe mjetet e tonazhit të rëndë që po punonin për hapjen e rrugës janë zhvendosur nga vendi i ngjarjes, për shkak të rrezikshmërisë së lartë. /Lapsi.al