Rrugët e bllokuara nga reshjet e dëborës në Shqipëri - Gazeta Express
string(52) "rruget-e-bllokuara-nga-reshjet-e-debores-ne-shqiperi"

Shqiperi

Gazeta Express

13/01/2025 9:58

Rrugët e bllokuara nga reshjet e dëborës në Shqipëri

Shqiperi

Gazeta Express

13/01/2025 9:58

Situata e krijuar nga dëbora paraqitet problematike për tre njësite administrative të Elbasanit, Labinot Mal, Funar dhe Graçen. Trashësia e dëborës është nga 10 deri 20 cm.

Në disa segmente të aksit rrugor Griqan – qendër Njësisë Administrative Labinot Mal si pasojë e erës trashësia e dëborës arrin deri në 1 metër. Të gjitha akset rrugore të tre njësive aktualisht janë të bllokuara pasi ka dhe prezencë të akullit.

Lexo Edhe:

Mbrëmjen e së dielës me mjetet e Bashkisë Elbasan, ekipet e Shërbimeve Publike u bë e mundur hapja e rrugës nga Griqani i Sipërm deri në fshatin Gur i Zi ku ishin bllokuar rreth 7 mjete me 20 persona.