Rrugës "Model" i kthehen kalldërmat, Përparim Rama: U kthye shpirti i Prishtinës së vjetër - Gazeta Express
string(86) "rruges-model-i-kthehen-kalldermat-perparim-rama-u-kthye-shpirti-i-prishtines-se-vjeter"

Lajme

Gazeta Express

07/09/2025 15:24

Rrugës “Model” i kthehen kalldërmat, Përparim Rama: U kthye shpirti i Prishtinës së vjetër

Lajme

Gazeta Express

07/09/2025 15:24

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se në rrugën e kryeqytetit që njihet si “Rruga Model”, është kthyer shpirti i Prishtinës së vjetër.

Kjo, duke i kthyer kalldërmat, diçka që simbolizon traditën dhe historinë e Prishtinës.

Prishtina përtej betonit, ka thënë Rama në një video në rrjetin social Facebook.

“Për herë të parë në kryeqytet, zona e vjetër e qytetit e ka marrë pamjen që e meriton. Rrugës “Mehmet Kaçurri” e njohur si rruga “Model” iu kanë kthy kalldërmat dhe shpirti i Prishtinës së vjetër. Prishtina përtej betonit”, tha Rama.