Rrugës "A" i ndryshohet emri, do të emërohet "Xhim Xhema" - Gazeta Express
string(52) "rruges-a-i-ndryshohet-emri-do-te-emerohet-xhim-xhema"

Lajme

Gazeta Express

31/01/2023 16:13

Rrugës “A” i ndryshohet emri, do të emërohet “Xhim Xhema”

Lajme

Gazeta Express

31/01/2023 16:13

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka vendosur sot që rrugës “A” t’ia vendos emrin e biznesmenit të dalluar shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Xhim Xhema, raporton Express.

Këtë e ka bërë të ditur Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Me 45 vota PËR, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kryeqytetit vendosi ta përjetësojë veprimtarinë e paepshme të zotit Xhim Xhema për çështjen kombëtare, duke ia vënë rrugës “A” emrin e këtij njeriu të madh.  E nderojmë përkushtimin e tij të palëkundur për kauzën e lirisë dhe pavarësisë, duke ua sjellë ndihmën e krerëve të politikës amerikane popullit të Kosovës në kohët më të vështira”, ka shkruar Rama.