string(108) "rrugen-cel-e-kane-nese-duan-ta-tradhtojne-voten-e-ldk-se-porosia-e-abdixhikut-per-deputetet-e-partise-se-tij"

Lajme

Gazeta Express

29/05/2025 21:56

“Rrugën çel e kanë, nëse duan ta tradhtojnë votën e LDK-së”, Porosia e Abdixhikut për deputetët e partisë së tij

Lajme

Gazeta Express

29/05/2025 21:56

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se nuk flet me deputetët e LDK-së nëse kanë presion nga LVV.

LDK-ja e ka pranuar se disa deputetë të saj janë kontaktuar nga LVV.

Por, Abdixhiku tha se çdo deputet e ka rrugën çelë të shkojë, nëse mendon që duhet të tradhtohet vota e LDK-së.

“Me asnjë deputet nuk kam folur a keni presion apo jo, as nuk do t’i bindi. Tash po ju them kushdo që mendon që duhet me kalu në shumicë rrugën çel e kanë. Nëse mendoni me tradhtu rrugën e LDK-së urdhëroni, por asnjë nuk ka shfaq një gjë të tillë. Këto janë diskutime mediatike që lindin prej studiove më tepër, ka kontakte – por asnjë nuk ka thënë po shkojë”, ka thënë Abdixhiku në “Pressing” të T7. /Gazeta Express