Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, po shpreson që rruga Prishtinë-Podujevë të përfundojë në vjeshtë.
Lidhur me punimet në këtë rrugë, ai tha: “Ka ecë procesi relativisht mirë, janë në proces urat duke u punuar”, tha Bulliqi në Frontal, transmeton Express.
“Më nuk ekzistojnë kolonat e gjata, po shpresojmë në vjeshtë mos po përmbyllet”, shtoi Bulliqi.
Ndërsa, për vonesën e mospërfundimit të punimeve, ai ua hodhi fajin kompanive.
“Mendoj që përkundër disa vonesave të cilat janë paraqitë në proces e që mendoj që faji kryesor është tek kompanitë që e kanë marrë, ka ngecje, diku mund të ketë edhe probleme pronësore. Por sidoqoftë mirë do të ishte të kryhet sa më shpejtë”, u shpreh Bulliqi.