Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga Pejë-Kullë-Rozhajë tashmë është e kalueshme nga të gjitha llojet e automjeteve.
Megjithatë, theksohet se janë të nevojshme pajisjet dimërore. Ky njoftim vjen pas informacioneve të marra nga autoritetet e Malit të Zi.
“Njoftim: Ju njoftojmë se sipas informacionit të pranuar nga zyrtarët e Malit të Zi, rruga Pejë– Kullë– Rozhajë, është e kalueshme për të gjitha llojet e automjeteve, për të cilat duhen pajisjet dimërore.”, njofton Qendra për Menaxhim Kufitar.