Rruga me emrin “Donald Trump" në Kamzë, ish- kryebashkiaku zbulon arsyen se përse e bëri - Gazeta Express
string(84) "rruga-me-emrin-donald-trump-ne-kamze-ish-kryebashkiaku-zbulon-arsyen-se-perse-e-beri"

Gazeta Express

01/06/2020 18:38

Rruga me emrin “Donald Trump” në Kamzë, ish- kryebashkiaku zbulon arsyen se përse e bëri

Gazeta Express

01/06/2020 18:38

Ish-kryetari i Bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu para disa vitesh emërtoi një rrugë në Kamëz “Donald Trump”, madje e titulloi presidentin aktual të SHBA-së, Qytetar Nderi i qytetit.

Gjatë fjalës së tij, Mziu zbuloi se përse u bë kjo gjë dhe tregoi hapur pëlqimin e tij për politikat e Trump-it.

Lexo Edhe:

“Së pari dua të theksoj që SHBA është një superfuqi e demokracisë. Së dyti dhe në bindje jam konservator. Fushata elektorale që zhvilloi Trump ishte një sfidë e madhe. Tërhoqi vëmendjen e mjaft njerëzve në botë dhe kishte arsye të mjaftueshme për t’u votuar nga këshilli bashkiak. Fushata e tij ishte e jashtëzakonshme. Ne për Trump kishim dhe informacione paraprake, ai ishte dhe biznesmen dhe njeri mediatik. Fushata online la një gjurmë, siç thotë dhe Çupi ai ka bërë një doktrinë. Vendosja e bulevardit ishte në fillesat e tij. Ishte një proporzim që mori votat 100%. Shumica e qytetarëve kanë qenë të kënaqur. Amerika është më e fortë, është një faktor stabilizues në botë”, tha Mziu në “Shqipëria Live”.