Rruga e Re: Vizioni i guximshëm i Lumir Abdixhikut për Infrastrukturën dhe Energjinë - Gazeta Express
string(83) "rruga-e-re-vizioni-i-guximshem-i-lumir-abdixhikut-per-infrastrukturen-dhe-energjine"

Lajme

Gazeta Express

10/12/2024 19:30

Rruga e Re: Vizioni i guximshëm i Lumir Abdixhikut për Infrastrukturën dhe Energjinë

Lajme

Gazeta Express

10/12/2024 19:30

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, ka prezantuar programin e tij për infrastrukturë dhe energji.

Abdixhiku premtoi përfundim të të gjitha magjistraleve kryesore, autostradën e Anamoravës, që lidh Prishtinën me Gjilanin dhe Dheun e Bardhë, autostradën “Ibrahim Rugova”, si dhe ndërtimin e unazës së jashtme të kryeqytetit.

Lexo Edhe:

‘’ Me mua si Kryeministër, në Infrastrukturë do të keni: Përfundimin e të gjitha magjistraleve kryesore, duke përfshirë Prishtinë-Podujevë  me investim 50 milionë euro dhe Prishtinë-Mitrovicë me investim 30 milionë euro; përfundimin e Autostradës së Anamoravës, që lidh Prishtinën me Gjilanin dhe Dheun e Bardhë, me një investim prej 170 milionë eurosh; ndërtimin e Unazës së Jashtme të Kryeqytetit, një projekt me vlerë totale prej 350 milionë eurosh, për ta lehtësuar trafikun dhe rritur efikasitetin në kryeqytet; vazhdimin e Autostradës “Ibrahim Rugova” deri në Merdarë, me kosto prej 150 milionë eurosh si pjesë e investimeve rajonale të BE-së’’ ka thënë ai.

Përderisa në fushën e energjisë Abdixhiku u zotua për ndërtimin e një Centrali me Gaz në vlerë prej 500 milionë euro.

Ai tutje shtoi se me të si Kryeministër, me ekipin e tij të dëshmuar dhe me programin ‘Rruga e Re’, Kosova do ta ketë një infrastrukturë rrugore moderne dhe një sistem energjetik stabil për një ardhme të qëndrueshme.