Rruga e ndërmjetme, e subjektivitetit! - Gazeta Express
string(36) "rruga-e-ndermjetme-e-subjektivitetit"

Rruga e ndërmjetme, e subjektivitetit!

Gazeta Express

01/03/2020 18:28

Kosovocentrizmi është zgjidhja e duhet të jetë edhe zgjedhja, si ilaç në këtë rast; rruga e ndërmjetme, që paraqet edhe boshtin prej kah Republika nuk mund të përkulet asnjëherë. Kosovocentrizmi (mbrojta dhe përparimi i Republikës së shqiptarëve të Kosovës dhe popujve tjerë që banojnë në të) në vazhdimësi, e në mënyrë eksplicite qysh prej dhjetorit 2017 është bërë atitudë e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe përkrahësve të saj; në mbrojtje kundër çdo përpjekje që ligshton apo përpiqet të shpërbëj shtetin e Kosovës, qoftë duke e ndarë atë apo bashkuar dikujt tjetër.

Shkruan: Visar K. Berisha

Lexo Edhe:

Në një letërkëmbim monumental për kah përmbajtja mes Henri Nouwen teolog, psikolog e shkrimtar gjerman dhe nipit të tij, duke trajtuar premisat mbi të cilat një shoqëri mund të qendroj në këmbë të shëndosha, ai thot se: “shënja më e qartë e zhgënjimit njerëzor është shkatrrueshmëria e shpresës…” E, shkatrrueshmëria është më kundërmuese kur shpresa duhet të ketë qenë e mbarsur me shumë pritshmëri.

Kosova, shoqëria e saj në këto dy vitet e fundit ka qenë e goditur nga një frikë vrastare për të ardhmën e saj. Projekte politike jashtë saj me zëdhënës të brendshëm  kanë prodhuar harta kufinjësh e ushqyer ndarjen e vendit si alternativën e pa kapërcyeshme për Kosovën dhe popullin e saj. Kjo furi shkatërrimtare  ende sot ndjehet në eterin politik që kjo shoqëri thithë.

Ky projekt gjymtimi për Kosovën kishte gjetur pa vetëdijshëm edhe aleatë jo natyror në klasën politike, të cilët për mbi 15 vite kanë prolakmuar përkohëshmërinë e Republikës, refuzimin e saj dhe harrnimin e saj një shteti tjetër. Sot, kjo përputhje jo natyrore brenda këtij projekti kundër Republikës po na e zë frymën dhe nuk do jetë e lehtë të shpërbëhet.

Kosovocentrizmi është zgjidhja e duhet të jetë edhe zgjedhja, si ilaç në këtë rast; rruga e ndërmjetme, që paraqet edhe boshtin prej kah Republika nuk mund të përkulet asnjëherë. Kosovocentrizmi (mbrojta dhe përparimi i Republikës së shqiptarëve të Kosovës dhe popujve tjerë që banojnë në të) në vazhdimësi, e në mënyrë eksplicite qysh prej dhjetorit 2017 është bërë atitudë e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe përkrahësve të saj; në mbrojtje kundër çdo përpjekje që ligshton apo përpiqet të shpërbëj shtetin e Kosovës, qoftë duke e ndarë atë apo bashkuar dikujt tjetër.

Edhe sot, kur një projekt për normalizimin e mardhënjeve me Serbinë është në paradhomën e politikës ndërkombëtare, e ku dikush këtu brenda ka mbyllur sytë dhe po i ofrohet verbërisht atij projekti kurse, dikush tjetër nga pa siguria e injoranca po i ikë tryezës, LDK mbështetët prap te parimi i saj themelor se Kosova dhe Republika e saj janë të pacenueshme dhe se ajo mbrohet e përparohet me ndihmën e miqëve të saj.

LDK e pranon pa frikë sfidën e dialogimit e negocimit përkrah miqëve të saj, duke qenë e vetëdijëshme se rruga e ndërmjetme e popullit të Kosovës; as e ndamjes e, as e bashkimit me tjerët por e mvetësisë dhe sovranitet të plotë, është e pakompromis!

Në anën tjetër, subjektiviteti i LDKs dhe subjektivizimi i saj brenda kësaj Qeverie të shpresës, mbetën thjeshtë dhe vetëm të lidhura me ruajtjën e rrugës së ndërmjetme si mjetin më të rëndësishëm që i shërben Republikës. Çdo shpërfaqjes e saj për vendime imidiate në të mirë të vendit është përpjekje për ta forcuar koalicionin dhe për ta ruajtuar atë për rrugë më të gjatë.

(Autori është këshilltar politik i Zv.Kryeministrit të Parë të Qeverisë së Kosovës, z. Avdullah Hoti. Qëndrimet ne këtë shkrim nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht edheqendrimt e Institucionit)